​Isco gjithnjë e më larg Real Madridit, Juventus vëzhgon situatën

Isco dhe Real Madridi janë në prag të ndarjes.

Marrëdhënia mes yllit spanjoll dhe trajnerit Santiago Solari është shumë e tensionuar, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin.

Sinjalin e fundit e ka dhënë as më shumë as më pak por vetë kapiteni i “Los Blancos” Sergio Ramos. “Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Evropës.

Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuajse asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm dy nga 16 ndeshje.

Këtë situatë është duke e vëzhguar Juventusi, i cili ka kohë që interesohet për futbollistin dhe nëse nuk do të ketë një përmirësim të kësaj gjendjeje, atëherë kampionët e Italisë, pritet të vihen në sulm për ta transferuar Iscon në Serie A