​Trajnerët që mund ta zëvendësojnë Sarrin në Chelsea

Trajneri italian, Maurizio Sarri, është nën presion edhe më të madh pas disfatës turpëruese kundër Manchester Cityt, me rezultat 6:0, mirëpo kush janë zëvendësuesit e mundshëm të tij?

Sarri është ende trajner i Chelseat, për momentin. E ardhmja e tij në klubin londinez duket gjithmonë e më e pasigurt për shkak të formës së keqe që klubi e ka kaluar gjatë kohës së fundit

Por, nëse pronari rusi i Chelseat, Roman Abramovich, vendos ta shkarkojë Sarrin, kush mund ta zëvendësojë atë në pozitën e trajnerit të Chelseat në Stamford Bridge?