1 mijë e 433 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Qysh nga fillimi i përhapjes së virusit Covid-19 në Kosovë kanë humbur jetë 1 mijë e 433 qytetarë të cilët u infektuan me këtë virus.
Vetëm në 24 orëshin e fundit janë raportuar shtatë raste të vdekjes.
Prej 13 marsit kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2, ky virus infektoi 57 mijë e 28 persona.
Ndërsa u shëruan 50 mijë e 184 të tjerë, kështu bëhet e ditur në raportet ditore të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).