13 gusht 1913: Një ish zbutës luanësh kurorëzohet mbret i Shqipërisë

Për Otto Witten, 13 gushti 1913 ishte një rast i paharrueshëm: dita kur ai u kurorëzua mbret i Shqipërisë.

I lindur në Gjermani në vitin 1872, Witte fillimisht kishte punuar në cirk, si një zbutës 8-vjecar luanësh, përpara se të bëhej akrobat. Miqtë e tij e njihnin si një mjeshtër të rrëfimit, gjithmonë duke shpikur aventura të guximshme dhe të pamundura. Por asgjë nuk i afrohej rrëfimit, për ngjitjen e tij në fronin e Shqipërisë.

Screen Shot 2015-07-06 at 5.35.56 PMSipas rrëfimit të Wittes, ai po performonte me cirkun në Budapest në fillim të vitit 1913, kur lexoi një lajm në një gazetë për Shqipërinë, një ish zotërim i otomanëve por tashmë shtet i pavarur. Gazeta shpjegonte se shqiptarët dëshironin kthimin e nipit të sulltanit otoman, Halim Eddinen, që të bëhej mbreti i tyre. Për habinë e Wittes, fotografia e printuar e Halim Eddines kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë vetë!

Witte u nis për në Shqipëri, ku u vetëshpall mbreti Halim Eddine: në 13 gusht, ai u kurorëzua mbret. Pesë ditët e ardhshme ishin shumë të mira për Witten, teksa shijonte kënaqësitë e haremit mbretëror e madjei shpalli luftë edhe Malit të Zi.

Por gjithë gjërave të mira u vjen fundi. Gjithnjë e më i shqetësuar se vendasit do e zbulonin rrengun e tij, Witte u largua duke marrë me vete një pjesë të konsiderueshme të thesarit mbretëror.

Por kishte një të metë në historinë e Wittes: ishte totalisht e pavërtetë. Asnjë burim shqiptar nuk e mbështeste, dhe Halim Eddine nuk ekzistonte. Sërish njerëzve u pëlqente ta besonin dhe historia gjeti vend në libra dhe gazeta. Në Berlin, autoritetet e lejuan Witten që të përfshinte fjalët “Ish Mbret i Shqipërisë” në kartën e tij të identitetit, dhe Witte lëvizte nëpër Gjermani me uniformë, duke treguar historinë e tij. Edhe në gurin e varrit në Hamburg, ku  u varros në vitin 1958, është skalitur titulli mbretëror.