16 raste të reja me korona virus në Mal të Zi

Numri i të sëmurëve nga COVID-19 në Mal të Zi ka arritur në 160 u njoftua sot nga Instituti i Shëndetësisë në Mal të Zi. Ai apeloi po ashtu që të mos stigmatizohen pacientët. Që nga shpallja e pandemisë së COVID-19 në Mal të Zi janë regjistruar dy viktima

Nga ora 1800 dje dhe deri në orën 0800 sot janë analizuar 114 mostra të nga Instituti i Shëndetësisë së Malit të Zi dhe prej tyre 16 janë konfirmuar pozitiv me korona virusin e ri SARs-CoV-2, njoftoi sot drejtori i këtij instituti Boban Mugosa.

Me këtë njoftim numri i të infektuarve ka arritur në 160 në Mal të Zi, e 10 prej rastev janë gjetur në Podgoricë.

Ai shtoi se rreth 15 për qind e pacientëve nuk kishin simptoma, por ishin bartës të korona virusit.