17-vjeçari nga Podujeva nënshkruan kontratë me Bayern Munich

Dalja e shumë të rinjve drejt vendeve evropiane ka dalë opsion i suksesshëm. Në vende të ndryshme të perëndimit, talenetët kosovarë po vazhdojnë të korrin suksese

E këtë e ka ‘vulosur’ edhe 17-vjeçari nga fshati Llugë i Podujevës, Lorent Glloboderi.

I riu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me njërin ndër klubet më të mëdha në Gjermani, Bayern Munich.

Ai tashmë është pjesë e akademisë së klubit bavarez dhe ka arritur marrëveshje për pesë vjet.Ndërkohë, llapjani ka stërvitur edhe me klube kosovare përpara se të emigrojë në Gjermani, ku edhe tani ka shënuar sukseset e para në futboll.