17,500 euro shkojnë “posht”!

Në shtator të vitit të kaluar, Drita kishte emëruar trajner Shpëtim Duron. Siç kanë raportuar mediumet kosovare ai është paguar 3,500 euro në muaj dhe për 5 muaj sa ai qëndroi në Gjilan ka fituar 17,500 euro.

Duro kishte ardhur me qëllimin që ta fitoj Digitalb Kupën me Dritën por eliminimi nga Vëllaznimi e shtyri atë të jap dorëheqje.

Trajneri shqiptar e udhëhoqi ekipin në 15 ndeshje dhe regjistroi 7 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Deri në fund të sezonit, Dritën do ta udhëheq asistenti Ardian Nuhiu.