20 deri në 30 persona kontrollohen në ditë, në Viti, të dyshuar për koronavirus

Vjollca Duriqi nga QKMF në Viti në një lidhje direkte ka bërë të ditur se 20 deri në 30 persona kontrollohen në ditë, të dyshuar që kanë virusin covid-19

Ajo u shpreh e shqetësuar lidhur me mungesën e masave mbrojtëse për stafin mjekësor në këtë komunë.

Duriqi ka thënë se janë të detyruar që të sigurojnë në mnyrë vetanake syzat mbrojtëse.

“Ne jemi këtu për cdo ndihmë njëra nga shqetësimet është paisjet mbrojëse, ne mezi I siguruam rrobat dhe syzat që unë po i mbaj ngjitur i kam siguruar vet.

Të na furnizoj MSH pasiqë për një punë 17 orëshe nuk mund të punohet pa maska, dorëza, veshje e paisje tjera që të mos infektohemi edhe ne e të rrezikojmë familjet tona”, ka thënë ai.

Sipas saj, infermierët që janë në karantinë e kanë gjendja e qetë dhe duhet të presin fazën e inkubimit që të i bëjnë analizat.

Kujtojmë se deri tani 7 persona nga Vitia janë të prekur me virusin corona.