21 aksidente për 24 orë

Numri i aksidenteve të komunikacionit në Kosovë, për dallim nga ditë më parë, tani ka shënuar rënie.

Në 24 orët e fundit, sipas policisë, në Kosovë kanë ndodhur 21 aksidente komunikacioni

Prej tyre, gjashtë me të lënduar dhe 15 pa lëndime në njerëz.

Tutje, në këtë periudhë janë shqiptuar 1116 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.