speca te mbushur ne tave

Mund të guxoni të ndryshoni recetën tradicionale të specave të mbushur duke shtuar përbërës të tjerë të ushqyeshëm.

Përbërësit

4 spec jeshil (për mbushje)

200 gr filetë pule

1 kokërr qepë

150 gr qiqra (të ziera)

400 gr oriz

1 karotë

1 tufë majdanoz

1 spec i kuq

vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalpë

kripë

piper

800 ml ujë (i nxehtë)

100 gr salcë domatesh

 

Përgatitja

1

Skuqni specat për mbushje për pak minuta dhe hiqini mënjanë.

2

Në një tigan të thellë gatuani mishin e pulës dhe pasi të marrë ngjyrë shtoni qepën e grirë hollë, specin e kuq dhe karrotën e prera në kubikë.

3

Pas pak minutash shtoni qiqrat e qëruara, orizin e majdanozin dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

4

Përgatitni tavën në të cilën vendosni specat, filloni ti mbushni me perimet dhe orizin e gatuar.

5

Pjesën e mbetur të përgatitjes shtojeni në tavë, hidhni ujë të nxehtë dhe kripë.

6

Vendoseni të piqet për 40 minuta në 180 gradë duke e kontrolluar herë pas herë orizin që të mos thahet.