33 me 6, urimi i Ramush Haradinajt për raportuesin e ri gjerman

Gjermani Peter Beyer, në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin Aleksey Kondratyev.

Pas kësaj, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar raportuesi e ri i cili ka thënë se e mundi atë me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota

Ai uroj se ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane.

“Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë votash u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota.

Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, ka thënë ai.