381 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Gjilan ka rënë në 381 nga 501 sa ishte para një javë.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e mbajtur të Komitetit komunal për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel qytetarëve që t’iu përmbahen rregullave të institucioneve shëndetësore si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës, mos grumbullimi e higjiena personale.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6676 të testuar, 2594 kanë rezultuar pozitivë, 2139 janë shëruar, 74 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19, 381 raste janë aktive, 105 pacientë janë në hospitalizim, ndërsa të konfirmuar me COVID-19 janë 74.