41 flamuj për 41 dëshmorët e rënë në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, sot me bashkëluftarë të tjerë kanë vendosur 41 flamuj në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Këtë e bëri të ditur vet Qeriqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.
Ai tha se 41 flamuj I kanë vendosur në shenjë nderimi për 41 dëshmorët e rënë në kufi.
“Sot me bashkëluftarë i vendosëm 41. Flamuj kombëtar në shenjë nderimi për 41. Dëshmorët e rënë në kufirin Shqiptaro- Shqiptarë”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.