6 shenjat e çuditshme që tregojnë se keni inteligjencë të lartë

Pse të shqetësoheni dhe të bëni një test për koeficientin e inteligjencës kur mund ta studioni personalitetin tuaj duke analizuar shenjat e inteligjencës?

Një mori karakteristikash janë të lidhura me zgjuarsinë, por disa prej tyre indikojnë më shumë se një person është inteligjent.

1 – Jeni liberalë

Njerëzit me pikëpamje politike liberale thuhet se kanë nivele më të larta të inteligjencës. Arsyetimi është se bindjet liberale shkojnë kundër instinkteve tona evolucionare dhe kjo do të thotë që ju mund t’i mposhtni instinktet me intelekt.

2 – Jeni vetmitarë

Sipas studimeve, sa më shumë që njerëzit inteligjentë të shoqërohen me miqtë e tyre, aq më pak të kënaqur ndihen me jetën.

3 – Flini gjumë vonë

Mund të mos jetë e dobishme për karrierën, shkollën ose shumë gjëra të tjera në jetë, por një studim sugjeron që njerëzit inteligjentë kanë më shumë gjasa të bëjnë një lëvizje jo dhe aq të zgjuar: të flenë dhe të zgjohen vonë.

4 – Jeni përtacë

Njerëzit inteligjenti shijojnë më shumë të menduarin sesi të “vepruarin”.

5 – Keni vuajtur nga ndonjë sëmundje mendore

Kërkimet tregojnë se një IQ më i lartë gjatë fëmijërisë është i lidhur me tiparet e çrregullimit bipolar. Njerëzit zgjuar janë gjithashtu më të prirur ndaj ankthit.

6 – Keni qenë të virgjër përgjatë adoleshencës

Po, studimet sugjerojnë se stereotipi i të virgjrit të pafat në dashuri nuk është shumë larg nga realiteti