A arriti “Albin Kurti i vogël” t’i siguroje votat për deputet?

Të gjithë u befasuan nga fjalimet e tija të cilat ngjasonin me fjalimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Bëhet fjalë për të riun Vushtrria, kandidat për deputet nga partia e Kurtit, për Gazmend Gjyshincën.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky i ri kosovarë ka arritur që t’i marrë votat e duhura për të qenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

E vet Gjyshinca në profilin e tij në Facebook ka dhënë sinjale se ka marrë vota për të qenë deputet i Kuvendit.

“Mijëra e mijëra herë faleminderit!Ju dua shumë! ë Tash na pret puna për Republikën që duam!” ,ka shkruar Gjyshinca në Facebook”