A fleni më shumë se 8 orë? Pasoja të mëdha për shëndetin

Numri i duhur i orëve në gjumë duhet të jetë përafërsisht 7-8 orë, Sipas ekspertëve, njerëzit që flenë më shumë nuk gëzojnë një shëndet të mirë.

Sipas studimeve të bëra nga hulumtues të kësaj fushe, disa nga çrregullimet që i shkaktoni trupit tuaj nëse flini më shumë janë:

Shtoni peshë– Zakonisht njerëzit qe flenë shumë kan tendëncë të shtojnë peshë. Kjo për arsye se njerëzit nuk bëjnë aktivitete fizike dhe nuk djegin kalori.

Keni problem me zemrën– Nëse fleni më shumë se 8 orë në ditë, atëherë ju e rrisni mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Zhvilloni diabetin– Orët e shumta në gjumë mund ta rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Truri nuk funksionon 100%– Nëse fleni shumë, atëherë truri juaj mund të ketë problem me përqëndrimin dhe koncentrim.

Keni probleme hormonale– Njerëzit që flenë shumë zakonisht janë në depresion dhe ankth të vazhdueshëm. Kjo për shkak se orët e tepërta të gjumit i destabilizojnë hormonet dhe e përkeqësojnë disponimin.