A ishte Rugova pro korrigjimit të kufijve? Hoti publikon intervistën e 2004-tës të ish-presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, është kundërpërgjigjur ndaj deklaratave të presidentit Thaçi.
Thaçi, më herët gjatë ditës deklaroi se ideja për korrigjimin e kufijve ka buruar nga ish-presidenti Rugova

E Hoti përmes një postimi në Faceobook ka thënë se Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë për shkëmbimin e territoreve.

Ky është postimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook:

Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idene e ndarjes territoriale te Kosoves. Kjo eshte e verteta.

Presidenti aktual nuk mund te thirret ne deklarimet e Presidentit Rugova per te perligjur aktet e veta kunderkushtetuese.

Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten “Zeri”, te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyes z.Shala, te cilin e ka ne zyre.