A keni gatuar ndonjëherë brownie pa vezë?

Bëhet po kaq i mirë sa edhe varianti me vezë i kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit
2 gota jogurt
2 gota sheqer
1 gotë vaj
2 gota miell
3 lugë gjelle kakao
1 lugë receli sodë bikarbonë
Glazura:
200 gr cokollatë gatimi
7 lugë gjelle qumësht
7 lugë gjelle sheqer
50 gr gjalpë

Udhëzimet
Hapi 1
Fillimisht bëjini bashkë të gjithë përbërësit e thatë.

Hapi 2
Pastaj shtoni përbërësit e tjerë.

Hapi 3
Tavën lyejeni me pak yndyrë e më pas zbrazeni masën e brumit.

Hapi 4
Ëmbëlsirën piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 25 minuta.

Hapi 5
Përbërësit për glazurën ziejini bashkë e më pas hidhini mbi ëmbëlsirën e nxehtë.