A keni sasi të ulët të hormonit tiroid? Këto janë rreziqet

Hipotiroidizmi është një gjendje e sasisë së ulët të hormonit tiroid. Hormoni i tiroides luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit dhe mbështet disa funksione bazë të trupit

Hipotiroidizmi mund të jetë prezent që nga lindja, ose mund të shkaktohet nga funksionimi jo normal i gjëndrave tirode gjatë një operacioni, infeksioni apo dëmtimi. Hormoni sintetik i tiroidës zakonisht rezulton me sukses dhe është i rëndësishëm në parandalimin e disa rreziqeve që mund të shkaktohen nga ky çrregullim.

Disa nga simptomat e mungesës së këtij hormoni janë: lodhje e tepërt, lëkurë e thatë, rritje e papritur e peshës dhe ndjenjë depresioni. Gjëndrat e hipofizës sekreton një hormon të quajtur hormon stimulues i tiroides, e cili stimulon gjëndrën tiroide të lirojë hormonin e tiroides. Kur sasia e këtij hormoni është e ulët, kjo gjëndër aktivizohet. Sasi e lartë e këtij stimuluesi çon në zmadhimin e gjëndrës tiroide dhe kjo manifestohet me ënjtje të qafës dhe probleme më frymëmarrje.

Hipotiroidizmi ndikon edhe në disa mekanizma të lidhur me zemër, duke e rritur kështu nivelin e kolesterolit. Ky çrregullim gjithashtu ndikon në kontraksionin e muskujve të zemrës, e pengon aftësinë e zemrës për të pompuar gjak në mënyrë të rregullt dhe i ngushton muret e venave të gjakut.

Gratë shtatzëna që janë të diagnostikuara me hipotiroidizëm kanë një rrezik të lartë të abortit, dhe edhe nëse lindin, foshnjat e tyre kanë një rrezik të lartë të ndonjë çrregullimi. Infertiliteti është gjithashtu një rrezik tjetër për gratë që janë diagnostikuar me këtë çrregullim.

Nëse hipotiroidizmi zhvillohet tek fëmijët e vegjël, kjo do të ndikojë në pamundësinë e zhvillimit të dhëmbëve, dëmtimeve të zhvillimit mental dhe fizik si dhe disa prapambetjeve të vogla.