A mund të shkaktojë shkuja vdekjen e parakohshme?

Sa është me vend frika nga rrymat e forta të ajrit? Qarkullimi i përshpejtuar i ajrit mund të sjellë deri te ftohjet, ndryshime të qarkullimit në muskuj dhe paraqitje të dhimbjeve.

Shumë njerëz jetojnë në ambiente të mbyllura, duke mos lejuar hyrjen e ajrit përmes dritareve, nëse njëkohësisht janë të hapura edhe dyert.

Çdo paraqitje e ngërçit, ndezjeve të ndryshme dhe dhimbja e kokës i atribuohen shkujës.

Por sa ka rrezik që shkuja të vrasë njerëzit?

Mjekët thonë se megjithatë nuk ka rrezik nga shkuja dhe se ajo nuk mund të vrasë njerëzit, transmeton KosovaPress.

Sipas tyre, ndikimi negativ i shkujës varet nga organizmi i njeriut. Ata thonë se frika nga shkuja është e tepruar dhe se qarkullimi i përshpejtuar i ajrit mund të sjellë deri te ftohjet, ndryshime të qarkullimit në muskuj dhe paraqitje të dhimbjeve, por jo edhe të shkaktojë vdekje të parakohshme.