A po armatoset bota kundër UFO’ve

`Askush nuk e di çka janë UFO’të, por një gjë dihet deri me tani! Të gjithë janë të bindur nga qindra dhe mijëra raporte rreth e rreth globit madje edhe duke ecur prapa më mileniume, se njerëzit janë takuar me këto objekte që nuk i kanë identifikuar
A do të thotë kjo se çdo anomali është një mesazh që vjen nga shpirtrat, qeniet aliene apo entitetet mistike. Jo. Vetëm pse dikush e thotë këtë nuk do të thotë se ka të drejtë, është objektiv apo i ndershëm. Gënjeshtrat dhe halucinacionet janë një fenomen autentik. Për më shumë, disa gjëra për ne, qeniet njerëzore, janë ende vetëm hipoteza. Ne e dimë që plaga që gufon nuk buron nga shpirti i dreqit dhe që drita nuk është zemërimi i Zotit. Kjo thuhet, por ka edhe shumë gjëra të tjera që shpëtojnë nga shpjegimi i ynë. Shumë mistere mbeten, objekte bizare shihen dhe ngjarjet vazhdojnë gjuetinë në ne. Në të vërtetë, një ditë, shumë nga këto ngjarje të pazakonshme do të shpjegohen për shkak të mundësisë sonë se gjatë kohës gjërat ndryshojnë duke rritur mundësinë për të mësuar dhe kuptuar. Ne do të vazhdojmë zhvillimin. Mbi gjithçka që thuhet, gabimet dhe iluzionet ndodhin, po a mundemi ne se tani gjithçka është e njohur për njerëzimin e kohës tonë? Ne ende duhet të mësojmë shumë.

UFO, është një objekt dhe fenomen kulturorë, i paidentifikueshëm. Autori dhe akademiku Dr. Jeffrey Kripal, në librin e tij “The Super Natural; A New Vision of the Unexplained” (Super Natyra; Një vizion i ri i pashpjegueshëm), krahason “fenomenin UFO” me një problem të një “shporte të thatë”.

“Fenomeni UFO nuk është asnjë gjë e vetme. Është një grup i gjërave që vazhdon të jetë konfuz dhe i përzier”, shkruan ai në librin e tij.

Ne prirem ti quajmë supozime, shumicën e gjërave që influencohen nga kultura e jonë, historia dhe mitologjia kolektive, që kanë të bëjnë saktësisht me atë çfarë ne besojmë të jetë fenomeni UFO. Ne i hedhim të gjitha këto supozime në kosh, duke krijuar një miks kaotik idesh të cilat kanë pak rimë apo arsye për të qenë të bashkuara. Derisa studimet vazhdojnë për komunitetin dhe fenomenin, shumë janë të humbur se si ta definojnë si duhet termin “fenomen UFO”.

Pushtimi nga të huaj dhe kontakti me jashtëtokësoret u shfaq për herë të parë kur objekte të panjohura, me drita të çuditshme u shfaqën në qiell. Kanalizimi i entiteteve inter-dimensionale apo shpirtrave, madje edhe aktiviteti poltergeist, gjithmonë shoqërohet me atë kur shohim UFO. Shikimet e tyre gjithmonë shoqërohen me atë se janë objekte në formë orbite me drita të ndezura. A janë tërë këto tregime për enigmën UFO? Përderisa termi “UFO” për herë të parë filloi të përdoret gjatë Luftës së Parë Civile në Amerikë si përgjigje e ushtarëve si: “Ushtarët e zjarrit” por edhe “fluturuesit”, shpesh është shoqëruar edhe me një shpjegim si fenomen parapsikologjik siç është: shikimi nga e ardhmja dhe telepatia. Po çfarë u bë me shikimet dhe tregimet e lashta si zanat dhe kukudhët? Krijesa të tjera moderne si “njeriu i zi që fluturon” dhe “njeriu dru që ecën” po ashtu kanë lidhje me fenomenin e UFO’ve. Atëherë pse nuk flasim për besimet e reja mistike të kohës së re, kultet e UFO’v, demonologjia, projektet sekrete ushtarake të zeza, pamja e fantazmave të atyre që i dom, përvojat para vdekjes? A është e pamundshme që mos të bëjmë dallime adekuate.

Ka shumë tregime për UFO të përhapura, jo vetëm për numrin e atyre që i kanë parë, por sepse duket se ato bashkohen me një grup të gjerë të themeluar në konstrukt si mitologjik. Është interesante, sepse ka mendime të ndryshme për ufologjinë gjatë gjithë këtij shekulli. Nga krijesat mitologjike, deri tek bakteria e pushtuesve marsian, të disqet fluturuese të pilotuara nga burra të Venerës, Greyet jashtëtokësorë dhe Nordikët nga yjet e largët, deri tek ultrajashtëtokësorët dhe qeniet nderdimensionale që zvarritën nëpërmes portaleve, deri tek politimi TicTac “tjetër”, UFO’të gjithmonë është e papërcaktueshme dhe lidhet në përgjithësi me motivet e përgjithshme kulturore, antikiteteve dhe ideologjitë. UFO është e padefinueshme sepse kultura e jonë është e tillë. UFO’të janë fantazma të cilët gjuhen nga zeitegist socio-kulturor, kur ne, në kthim, gjuajmë UFO dhe bëjmë që ata të reflektojnë si ne. Është e pamundshme që të kuptojmë se çfarë janë UFO’të, thellësisht, sepse ne në fakt nuk e kuptojmë se çfarë jemi edhe vet.

Ideologjitë tona kulturore vazhdimisht ndryshojnë dhe zhvendosen në kohë, vlera tona dhe botëkuptimi ndryshon. Për ta parafrazuar filozofin Guy Debord, ne jetojmë si “përfaqësim i së vërtetës, në një spektakël me realitet, që në total nuk mund të thuhet se është i tillë”. Kjo ngrit një pyetje kyçe. Cilat janë konstruksionet e ideologjisë bashkëkohore që forcojnë realitetin e UFO’ve dhe si të shkohet përpara?

Me zbulimet e vitit të kaluar që kanë të bëjnë me “Programin e avancuar për identifikimin ajror të objekteve të avancuara” dhe “Programit për një aplikacion me sistem të armeve aerodinamike”, një kornizë shumë kuptimplote është formuar për këtë fenomen. Oficerë të ish inteligjencës dhe kontraktorë të tanishëm të mbrojtjes janë invlovuar në programin e Akademisë dhe Shkencës për studimin e Yjeve. Është mësuar që Departamenti i Mbrojtjes në Amerikë i është përveshur ndërtimit të rançit “Skinwalker në Utah, si dhe një klinike “për efektet paranormale”. Sot, ne e dimë, që një firmë, korporatë shumë e fortë i siguron dyert e Skywalker. Tashmë ka diskutime serioze për materialet meta që mund të bëhen pjesë e armatimit dhe hardwareve ushtarak? Përderisa ka konspiracione për trupa ushtarake që kanë histori në ballafaqime me UFO, rreshtat në mes të konspiracioneve absurde dhe investime faktuale tashmë janë duke lulëzuar në ushtrinë amerikane.

Me kontraktorë në ushtri dhe lojtarë në inteligjencën ushtarake bëhet lojë e hapur deri kur shkojnë në shtratë për të fjetur me komunitetin e UFO’ve, kështu që tashmë kjo çështje po bën nervoz autorë të ndryshëm? Si autori Robbie Graham që thekson në librin e tij “Silver Screen Saucers”, që ushtria gjithmonë përpiqet për të krijuar UFO fiksionale që krijohen filma mandej. Megjithatë, ata duket se janë shumë të involvuar në aspektet faktuale të Ufologjisë, nëse synimi i tyre përmes këtyre filmave është për të dërguar një mesazh, çfarë ideologjie dhe sistem hegjemonist është duke u bërë nëse kjo do të bëhet reale një “ditë”?

Nëse viti 2017 na ka treguar diçka, është se parimet dhe idetë në hulumtimin e UFO’ve ndryshojnë shpejt. Nëse e keni pyetur dikë më 2016 nëse shumica e komunitetit të UFO’ve i beson një ushtrie të caktuar apo ndonjë organizate inteligjente, do të ishte i befasuar. Sot, ka postime masive të industrisë ushtarake, edhe në rrjete sociale, për këtë lloj teme. E derisa ky fenomen po shitet si një kërcenim, a është armatosja pjesë e zgjidhjes?

Nuk po shihet se ka shumë ndonjë teori konspiracioni apo konfiskim te materialeve. Nuk është e nevojshme të bëhet kjo. Komuniteti i UFO’ve është refleksiv dhe reflektiv dhe çdo lëvizje kulturore ndikohet nga një seri përvojash dhe ngjarjesh. Vetëm realiteti ufologjike ne fakt tregon se realiteti po ndryshon.

Në retrospektivë, nëse ne dimë diçka për UFO’të, ndoshta nuk dimë asgjë.