A po e pengon integrimin e Kosovës fakti që është shtet me shumicë myslimane, Thaçi përgjigjet për ‘Le Point’

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediumin francez ‘Le Point’, ka folur për konfliktin e ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për përpjekjet drejt një zgjidhje përfundimtare që do të siguronte rrugën drejt integrimit Evropian për të dy vendet.
Gazeta franceze e ka pyetur Thaçin nëse paraqet problem për integrimin e Kosovës në BE, fakti që popullsia është shumicë myslimane.

‘Shumica e potencojnë faktin që Kosova është e dominuar nga myslimanët, a po shkakton hendek kjo për procesin e pranimit ” pyetet Thaçi.

“Por Bashkimi Evropian nuk është një vend i kombeve kristiane. Identiteti ynë fetar është produkt i historisë. Edhe pse vendi ynë është i dominuar nga popullsia myslimane, ne nuk jemi një shtet mysliman. Katedralja e Prishtinës është më e madhja në rajon. Edhe në familjen time kemi edhe të krishterë edhe mysliman. Nuk duhet të lejojmë që paragjykimet të ndotin realitetin. Për 20 vjet me radhe ne kemi qenë duke luftuar xhihadistët. Ne kemi qenë shume të kujdesshëm gjatë luftës për pavarësi për të mos i lënë luftëtarët e huaj të cilët kishin motive fetare që të luftojnë me në kundër Serbisë. Ne nuk duam të ndotim legjitimitetin e luftës tonë. Ne sot jemi fronti për luftën kundër Daesh-it dhe Al Qaedas”, është përgjigjur presidenti Thaçi për gazetën franceze ‘Le Point’.