AAK ende s’ka vendosur a e përkrah Thaçin për gjendjen e jashtëzakonshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim, rreth asaj nëse do të përkrahet propozimi i presidentit të vendit Hashim Thaçi, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë për ksp se brenda partisë ende nuk ka një qëndrim sa i përket kësaj kërkese të presidentit Thaçi.

“Nuk kemi pasur ende takim për të pasur një qëndrim lidhur me këtë çështje. Të shohim tash, të paktën unë nuk jam kontaktuar, nesër do ta kemi një takim, por ajo që mund të them është se nuk kemi vendim”, ka thënë ai.

Të marten mbrëma Thaçi, në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë ka bërë të ditur se do t’ia propozojë Kuvendit që të miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në nëntëmbëdhjetë.