AAK-ja i drejtohet Supremes pas moscertifikimit të disa kandidatëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme pas vendimit të Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave, për moscertifikimin e kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin.

Kështu ka thënë Kushtrim Xhemajli nga Zyra e informimit të AAK-së.

“Po sot e kanë dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme”, ka thënë shkurt Xhemajli.

Ndryshe, AAK-ja dje ka dorëzuar emrat e tri zëvendësimeve në PZAP. Por kandidatët, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati sipas vendimit të PZAP-së, nuk do të mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Kujtojmë se PZAP, të martën ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të mos certifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.