Abazi: Akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar pak para votimit të Qeverisë Hoti.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, duke e quajtur Qeverinë Hoti si Qeveri e Thaçit dhe Listës Serbe tha se është akt patriotik të mos votohet e njëjta.

“Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe”, shkroi Abazi në Facebook.