Abramovich nuk duron më…

Pas humbjes së turpshme 6-0 të së dielën ndaj Manchester Cityt. Ka mbetur që Roman Abramovich të marrë një vendim për të ardhmen e italianit.

Raportohet se Zola mund të mbetet deri në fund të sezonit para se të emërohet një ’emër i madh’, ngjashëm si Manchester United që e solli ish-lojtarin e preferuar të tifozëve, Ole Gunnar Solskjaerin.

I fundit që ka ardhur te Chelsea si trajner i përkohshëm është Roberto Di Matteo që e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012. Sarri e zëvendësoi Antonio Conte verën e kaluar dhe fillimisht shkoi me Chelsean në 18 ndeshje pa humbje.

Tani ata kanë humbur shtatë nga 21 ndeshjet e fundit, ku kritikat janë të mëdha drejt italianit.Zola në të kaluarën ka qenë trajner te Watford dhe West Ham United.