Afati kalimtar në Premierligë nis më 27 korrik, mbyllet pas 10 javëve

Aksionarët e Premierligës kanë rënë dakord për datat për dritaren e transferimit të verës 2020.

Dritarja do të hapet për 10 javë në fund të sezonit aktual të Premierligës, duke filluar nga 27 korriku dhe do të përfundojë më 5 tetor.

Pas konsultimit me EFL, dritarja e 5 tetorit mbyllet në ora 18:00, kurse merkato vetëm për transferimet/huazimet brenda Anglisë do të zgjatet deri në 16 tetor

Gjatë kësaj dritare, klubet e Premierligës do të jenë në gjendje të bëjnë biznes vetëm me klube EFL (qoftë si huazim ose transferime të përhershme).

Asnjë transferim nuk mund të bëhet ndërmjet klubeve të Premierligës në këtë periudhë.

Dritarja e transferimit i nënshtrohet aprovimit të FIFA-s.