Ahmeti: Nuk ka gjasa që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së VV’së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk e sheh të mundur që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së VV’së.
Vjosa Osmani ka numrin dy në këtë listë, mirëpo me vendimin e ri të KGJK’së Albin Kurti, që është bartës i listës, nuk është certifikuar.
“Nuk ka gjasa që Vjosa të jetë bartëse e listës”, ka thënë Ahmeti ne T7.
“Si e njoh unë VV’në, nuk ka gjasa. Kjo pasi bartësja e listës merr më së shumti vota dhe Osmani do të krijonte një legjitimitet për vete”, shtoi ai.