Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme mos ta dëmtojnë procesin e anëtarësimit në NATO

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në zyren e tij në Kuvend ka pritur Ambasadorin Italian, Karlo Romeo, ku ka thënë se ratifikimi i protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend nuk duhet të vihet në pikëpyetje sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut, në aleancën veriatlantike është prioritet absolut i BDIsë, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve.

Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për situatën politike në Maqedoninë e rajonit, vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, zgjedhjet e parakohshme.

Ahmeti theksoi që BDI ka insistuar që zgjedhjet e parakohshme mos ta dëmtojnë procesin e anëtarësimit në NATO dhe prandaj është propozuar mbajtjen e zgjedhjeve në pranverë e jo në dhjetor ose janar.

“Ratifikimi i protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvendin tonë nuk duhet të vihet në pikëpyetje sepse anëtarësimi i vendit tonë në aleancën veriatlantike është prioritet absolut i BDIsë, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve. Ahmeti përshëndeti përkushtimin e të gjitha partive në vend për të vijuar rrugën e reformave dhe të integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori Italian theksoi se vendi i tij ka pozitë të qartë dhe e mbështes tërësisht anëtarësimin e Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Kryetari Ahmeti falënderoi Italinë për ratifikimin e protokolot për anëtarësim në NATO, mbështetjen për marrjen e datës për fillim të negociatave si dhe për deklaratat e fuqishme në përkrahje të rajonit tonë.

Ahmeti theksoi që BDI do të vijojë përpjekjet për reforma edhe në periudhën para nesh duke u angazhuar për integrim konsensual, drejtësi joselektive, veting dhe transparencë të veprimtarisë publike, për jetesë cilësore, vende pune dhe përafrim të standardeve me Bashkimin Evropian që do t’i mundëson rinisë të ndërton të ardhmen në vendin e vet.