fbpx

Ajaxi i fitoi 220 milionë euro nga shitjet

Klubi holandez ua ka pa hairin futbollistëve të rinj, të cilët i shiti në vitin e fundit

Ajaxi është klubi që ka përfituar me të madhe nga shitja e futbollistëve gjatë viteve të fundit

Klubi holandez e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm vjet në Ligën e Kampionëve dhe kjo bëri që lojtarët kryesorë të shiteshin.

I fundit që u shit ishte Hakim Ziyech, që nënshkroi me Chelsean, i cili i pagoi 40 milionë euro për të.

Frenkie de Jong ishte shitur 75 milionë plus 11 milionë të tjerë nga bonuset në Barcelonë.

Matthijs De Ligt u shit 75 milionë euro në Juventus.

Por, edhe lojtarët tjerë i sollën të hyra të mëdha gjigantit holandez.

Në fakt, Ajaxi i ka pasur plot 220 milionë të inkasuara pas shitjes së lojtarëve në dy sezonet e fundit.