AKP-ja derdh në buxhetin e shtetit rreth 107 milionë euro

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 106.800.00 milionë eurove.

Agjencia Kosovare e Privatizimit me transferimin e fundit në Buxhetin e Republikës së Kosovës, deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milionë euro.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milionë euro.

Në këtë shitje AKP ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta.