AKR: Qeveria qendrore urgjentisht të ndihmoj familjet me asistencë sociale dhe të rishikoj vendimin për futjen në karantinë të tërë komunës së Vitisë

Aleanca Kosova e Re, dega në Viti kërkon nga institucionet komunale që urgjentisht të marrin masa dhe të ju dal në përkahje familjeve në nevojë.
“Situata krijuar pas rasteve të konfimuara me virusi COVID-19 dhe futjen në karantinë te komunës tonë ka krijuar vështirësi edhe më të mëdha sidomos për familjet që marrin përkrahje sociale dhe familje tjera që kanë të sëmurë apo edhe vështirësi tjera.


Pavarësisht prej angazhimit të jashtëzakonshëm të institucioneve komunale dhe Shtabit të Emergjencave, në këto ditë vështirësie e sfide, ne të gjithë së bashku duhet të ju japim përkrahjen tonë atyre që kanë nevoja si për ushqime edhe për barna dhe nevoja tjera.

Sipas informatave nga terreni, shumë familje me asistencë sociale këto ditë përballen me vështirësi tē mëdha për sigurimin e bukës dhe nevojave tjera elementare” thuhet mes tjerash në një deklaratë të kryetarit të AKR-së dega në Viti, Besim Ymeri.

“Njerëzit tanë, kanë nevojë më shumë se kurr të ndjejnë dorën e institucioneve, dorën e shtetit duke ju ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate të jashtezakonshme” ka thënë Ymeri.

“Komuna e Vitisë e futur në karantinë tash tri ditë, edhe ashtu është njëra ndër komunat më të varfëra në Kosovë, kurse kjo situatë e jashtëzakonshme ka vështirësuar cdo segment të jetës.

Kur kësaj i shtohet edhe ngitja enorme e çmimeve si të produkteve elementare ushqimore ashtu edhe barnave të ndryshme, krijon nevojë të domosdoshme për intervenim jo vetëm tek familjet me asistencë sociale por edhe familje të tjera që kanë të sëmurë në shtëpi, familje që jetojnë në zona më të thella dhe qytetar tjerë në nevojë” thotë Ymeri.

Ai shton gjithashtu se Qeveria qendrore, duhet të rishikoj vendimin për futjen në karantinë të tërë territorit rë komunës.

“Rastet e rezultuara me koronavirus janë tē identifikuara në fshatin Stubëll, prandaj qeveria e ka pasur shum të lehtë të fus në karantinë këtë lokalitet duke pasur parasysh edhe pozitën gjeografike të tij e jo të bllokoj gjithë komunën” përfundon Ymeri.