Aksidenti i sotëm në Vërmicë, në mesin e nëntë të lënduarve edhe një zëvendësministër

Sot rreth orës 7:15 në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në Vërmicë ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë 10 vetura, në mesin e të aksidentuarve është edhe zëvendësministri i Drejtëisë, Naim Qelaj.

Nga ky aksident që besohet se ndodhi nga mjegulla e denduar si dhe nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës u lënduan nëntë persona.

Mësohet se në aksident është përfshirë edhe vetura zyrtare ku zv.ministri Naim Qelaj ishte në ulësen e pasagjerit. I njejti është dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve trupore.