Aksidentohet vetura luksoze e “nuses” në rrugën Pejë-Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në Gllarevë nuk ka persona të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Është aksident vetëm dëme materiale”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. 

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Sipas pamjeve shihet se një veturë e nuses është aksidentuar.

Lexuesit kanë treguar se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.