Aktivitete protestuese para Kuvendit

Kanë mbetur edhe disa minuta deri në fillimin e seancës për votimin e Qeverisë së re.

Para objektit të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur disa persona në shenjë pakënaqësie për votimin e Qeverisë Hoti

Aktiviteti po shoqërohet me flamuj kombëtar dhe numri i personave para hyrjes së Kuvendit nuk është i madh.