Alarm për bombë, evakuohen qytetarët nga City Mall në Shkup

Për shkak të një alarmi për bombë, të punësuarit dhe vizitorët e qendrës tregtare City Mall në Shkup, për momentin janë evakuuar, raporton “Alsat-M”.

Qytetarëve iu është kumtuar që ta braktisin Qendrën Tregtare, pas çka njerëzit në panik kanë filluar me vrap drejtë daljes.

Për shkak të alarmit, përreth Qendrës Tregtare është krijuar shumë tollovi.

Në vend ngjarje vërehen edhe shumë vetura të policisë, ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve.