Albin Kurti emëron tre zëvendësministra të LDK’së

Shefi i qeverisë, Albin Kurti ka emëruar sot tre zëvendësministra, që ishin propozime të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kështu u bë e ditur në njoftimin që kanë nisur për media nga zyra e kryeministrit.

Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri.