Albin Kurti pro bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është shprehur pro bashkëpunimit me Partinë e Kadri Veselit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.
Ai në KTV-së ka thënë se për këtë çështje edhe ka pasur kontakte mes këtyre dy partive.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me PDK-në për me rrëzua Qeverinë Koti. Shefat e grupeve parlamentare kanë pasur kontakte për ta rrëzuar Qeverinë Koti. Shqetësuese është se PDK-ja po frikësohet nga Presidenti. Qysh me bashkëpunu?”, ka thënë ai.