Albulena Haxhiu: U zbulua pse u rrëzua qeveria Kurti më 25 mars

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj arrestimeve dhe shkarkimeve të fundit në vend

Ajo përmend disa arsye që i konsideron si “motor” që nxitën mocionin e 25 marsit të këtij viti, për ta rrëzuar qeverinë Kurti.

“Këta nuk e durojnë dot as idenë që një ditë mund të goditet krimi i organizuar dhe zyrtarët që e kanë mirëmbajtur, fshehur apo ushqyer”, ka thënë ndër tjera Haxhiu.

Ish ministrja Haxhiu vazhdimisht ka qenë pro filimit të Vettingut në Kosovë, teksa gjatë mandatit të saj filloi draft rezolutën për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Postimi i saj i plotë:

Heqja dorë nga procesi i hartimit të vetingut, detyrimi për tu larguar nga procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve të prokurorive dhe anëtarëve të Këshillit prokurorial, i ambasadës së SHBA-së e BE-së, shqetësimet nga mbikëqyrja e ekspertëve britanez në proceset e rekrutimit të zyrtarëve publik, dalja në pah e sistemit korruptiv brenda institucioneve si ATK që është patjetër edhe më i gjerë se aq, na dëftojnë e konfirmojnë për çka qe “motorri” që nxiti dhe lëvizi nga vendi të madh e të vogël nga regjimi i vjetër për të bërë mocionin e turpit më 25 mars, vendimin arbitrar të Gjykatës Kushtetuese dhe votat Arifi e Shala.
Këta nuk e durojnë dot as idenë që një ditë mund të goditet krimi i organizuar dhe zyrtarët që e kanë mirëmbajtur, fshehur apo ushqyer.