Aleksandar Vuçiq nesër do të merr pjesë në inaugurimin e Stevo Pendarovskit për president

Nga kabineti i presidenti të Republikës së Serbisë, konfirmojnë se nesër Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Menjëherë pas fitores së Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e përgëzoi për fitoren në zgjedhjet presidencial.

“Iu përgëzojë për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me dëshirë që të keni sukses në detyrën me përgjegjësi. Shpresoj se në të ardhmen do kemi bashkëpunim të mirë.

Pres veçanërisht që të nxitim bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, si dhe të gjitha fushat tjera me interes të përbashkët, në përfitim të gjithë qytetarëve të të dyja vendeve”, shkruan në letrën e Vuçiqit.