Allegri kandidat kryesor për zëvendësimin e Tuchelit te PSG

Massimiliano Allegri është përmendur sërish si pasues i Thomas Tuchelit te Paris Saint-Germaini.

Ish-trajneri i Juventusit është lidhur me parisienët edhe në të kaluarën, ndërsa Le10Sport raporton se pozita e strategut gjerman në kryeqytetin francez është vënë në dyshim.

PSG është lider në Ligue 1 pas fillimit jo të mirë, ndërsa pësoi në Parc des Princes nga Manchester Unitedi në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës franceze, Allegri është i pari në listë për ta marrë drejtimin e Parisit, ndërsa kandidat i mundshëm është edhe ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

Strategu italian dëshiron t’i kthehet futbollit pas pushimit njëvjeçar që prej largimit nga Juventusi.