Alvaro Morata transferohet në La Liga

Atletico Madrid i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata.
Sulmuesi spanjoll ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Blutë’ gjatë javëve të fundit, ku forma e tij jo e mirë kanë detyruar edhe Chelsean që të mendojnë për zëvendësimin e tij.

Skuadra e Sevilla ka qenë favorite për të siguruar shërbimet e 25 vjeçarit, por negociatat për një marrëveshje për huazimin e tij me klauzolën për transferimin të përhershëm në fund të sezonit kanë ngecur.

‘Goal.com’ mëson se Atletico Madrid është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për ish sulmuesin e Juventusit dhe Real Madridit

Gjatë 48 orëve të ardhshme, njerëzit e Morata do të kenë një takim me drejtues të Atletico për një transferim potencial në ‘Wanda Metropolitano’.

Sipas raportimeve të ‘Goal.com’, Morata do të ishte i lumtur nëse do të kthehej në Madrid, ku do të ishte i rrethuar nga familjarë dhe miq.