Ambasadori amerikan në Beograd bën thirrje që të rifilloj sa më shpejt dialogu

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott thotë se ka ardhur koha për të përfunduar konfliktin e viteve 1990 dhe i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të rifillojnë dialogun sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është koha për t’i dhënë fund konflikteve të viteve 1990. Unë i bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rifillojnë sa më shpejt dialogun e mbështetur nga BE.”, ka shkruar ai në Twitter ku përfshiu deklaratën e përbashkët të vendeve të Quintit.

Vendet e Quintit kërkuan nga Prishtina dhe Beogradi që të rifillojnë sa më shpejtë dialogun.