fbpx

Android 11 shfaqet aksidentalisht nga Google

Duket se Android 11 Developer Preview është shumë afër.

Google kohët e fundit shfaqi dretpërdrejt faqen e internetit për Android 11 Developer Preview në faqen e tyre të internetit.

Sidoqoftë, faqja nuk është më online. Kompania nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar në lidhje këtë. Prandaj, besohet se faqja u bë ‘live’ gabimisht.

Ndërsa linku tani ridrejton në faqen e zhvilluesve për Android 10, ekipa e Android Police kanë një pamje të ekranit:
Fatkeqësisht, faqja në internet zbuloi shumë pak informacione rreth Android 11

Sidoqoftë, pasardhësi i Android 10 do të përfshijë API për të pajisje të palosshme dhe më shumë veçori të sigurisë.
Raportohet se lidhjet për veçori të reja i referohen akoma Android 10.

Për më shumë, Android 10 Developer Preview u lansua në mars të vitit të kaluar.

Prandaj, Google mund të jetë duke i rregulluar gjërat për Android 11 Developer Preview.