Anglia – Kosova, ndryshim drastik i kuotave të bastoreve

Anglia pret sonte Kosovën në stadiumin “St Mary’s” në Southampton.

“Dardanët” sonte do ta kenë detyrën e vështirë për ta vazhduar ecurinë mbresëlënëse prej ndeshjeve të zhvilluara pa disfatë – 15, rekordi më i mirë në Evropë – përballë njërës ndër fuqive më të mëdha në botën e futbollit, Anglisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”

Në kompaninë më të famshme të basteve, ”bet365” fillimisht fitorja e Kosovës u kuotua me 34.00, por ku kanë mbetur edhe katër orë deri në fillimin e sfidës – kuota për fitoren e skuadrës së Bernard Challandes ka rënë në 21.00.

Ndërkohë, fitorja e vendasve llogaritet me koeficientë 1.14 nga 1.02 sa ishte gjatë ditëve të kaluara.