Apeli ua rrëzon ankesat, mbesin në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skënderaj

Ditë më parë në Prekaz të Skënderajt u vra Ilir Zeqiri, i cili më pas u dogj në veturën e tij.
Ndaj të dy të dyshuarve ishte caktuar një muaj paraburgim ndërkaq që avokatët mbrojtës të tyre kishin parashtruar ankesë lidhur me këtë vendim

Mirëpo të njëjtën sot e ka rrëzuar Gjykata e Apelit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Këta të dy, po dyshohen nga ana e prokurorisë, se bashkë kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 par.1, pika1.4 e 1.6 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe secili veç e veç po ashtu, veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” nga neni 374 par.1 i të njëjtit ligj”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit konkludon se Gjykata Themelore në Mitrovicë, në aktvendimin e datës 13.04.2019, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ua ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve, konform dispozitës së nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.