Arban Abrashi i përgjigjet AAK: Qeveria ka dështuar, duhen vendime të ligjshme evropiane

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Arban Abrashi, i është përgjigjur kritikave që kanë bërë gjatë ditës së sotme zyrtarët e AAK’së në drejtim Isa Mustafës.

“Kosovës i duhen vendet e reja të punës e jo më shumë zëvendës ministra, duhen investime të huaja, stabilitet e legjitimitet, arsim e shëndetësi më e mirë, qytetarëve duhet kthyer shpresa për këtë vend, e që fatkeqësisht janë fusha ku Qeveria aktuale kjo dështuar. Kosova është shumë e vogël, që të mbijetoj izolimin. Raportet e shëndosha dhe partneriteti strategjik me SHBA dhe me Bashkimin Evropian, nuk duhet rrezikuar me asnjë çmim, as me çmimin e pushtetit, është thjeshtë gabim”, ka thënë Abrashi.

Ai tutje ka deklaruar se guximi, vendimet e mëdha, pishmanllëku, janë terme për konsum ditor, që i takojnë së kalurës, esenca është më lartë.

“Guximi, vendimet e mëdha, pishmanllëku, janë terme për konsum ditor, që i takojnë së kalurës, esenca është më lartë. Në fakt, Kosovës dhe vendeve që aspirojnë integrimin në BE, i duhen vendime të ligjshme e në frymën evropiane, e jo të guximshme ose paguximshme”.

Deputeti i LDK’së ka thënë se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për LDK dhe vendimmarrjen e saj,