Arilena, Robert Berisha, Eli Fara dhe Stresi, Elvana e Albërije Hadërgjonaj do të konkurrojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Plot 20 janë emrat e këngëtarëve shqiptarë që garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Në mesin e këtyre 20 pjesëmarrësve, ka emra të shumta dhe me përvojë në muzikë, me çka pritet që gara për këtë çmim të jetë vërtet e fortë.

Festivali i Këngës në Radio Televisionin Shqiptar, ka publikuar së fundmi listën e emrave pjesëmarrës të këtij edicioni, që njëherësh është i 58-i me radhë që nga themelimi i tij.

Arilena Ara, Gena, Robert Berisha, Olta Boka, Eli Fara dhe Stresi, Elvana Gjata e Albërije Hadërgjonaj janë vetëm disa nga emrat më “big” që garojnë këtë vit.

Duke marrë parasysh që disa nga të lartpërmendurit kanë qenë fitues të mëparshëm të festivalit, e disa të tjerë njihen për hitet e shumta të muzikës në tregun vendor – duket se përfaqësimi i Shqipërisë për vitin e ardhshëm është në duart e sigurta.

Festivali i Këngës në RTSh mbahet në fund të dhjetorit, dhe producente e tij këtë vit është Vera Grabocka, gjersa prezantuese Alketa Vejsiu.

Vitin e kaluar, fituese në këtë festival u shpall Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi sivjet Shqipërinë në “Eurovision”, në Izrael, dhe u rendit e shtatëmbëdhjeta me radhë