Armando Dobra nënshkruan kontratë trevjeçare me Ipwsich Townin.

Ipswichi nuk e ka marrë fare parasysh interesimin e klubeve tjera për mesfushorin 19-vjeçar në muajin janar dhe të mërkurën gjatë ditës në qendrën stërvitore, është nënshkruar kontrata e re, e cila e mban lojtarin në “Portman Road” deri në vitin 2023.

Dobra është futbollist i akademisë së këtij klubi dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë në pjesën më të madhe të sezonit. Debutimin e pati me gol në humbjen nga Lutoni në “Carabao Cup” në muajin gusht. Ai është paraqitur tetë herë për “Blutë” dhe ishte zëvendësimi i dytë i Towns kundër Coventryt në muajin mars. Armando Dobra është lojtar i Kombëtares së Shqipërisë U19 dhe ishte në listën e U21shave për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Kosovës. Ai duel u desh të luhej në muajin mars, por që u shty për shkak të hapjes së pandemisë.