Arrestohet Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të PSD-së

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të këtij subjekti politik janë arrestuar pak minuta më parë.

Lajmin e ka konfirmuar, Natyra Kuçi zëdhënëse e kësaj partie.

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e PSD’së, pasi të njejtët kanë kundërshtuar paraqitjen për media të kryetares së Gjykatës Speciale.

Të njejtët fillimisht kishin hyrë në sallë ku po mbahej konferenca dhe kishin protestuar edhe jashtë.